English

Nis sot shpërndarja e teksteve shkollore

Tiranë, 29 gusht, NOA – Do të nis sot shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Ndryshe nga procedura e ndjekur më parë tashmë nxënësit do kenë mundësinë t’i blejnë librat e që përmban programi mësimor në shkollat ku ata ndjekin mësim. Më parë, librat merreshin nëpër librari. Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit ka parashikuar subvencionimit për çmimi e librave për disa kategori sociale.

Këtë vit, nisja e semestrit mësimor do të përkojë dhe me një risi. Të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare pritet të pajisen së shpejti me kodin e tyre personal, i cili do t'i jet një dokument i vlefshëm gjatë gjithë viteve të arsimimit të tyre. Kjo është një nga nismat më të fundit që do të fillojë të zbatojë Ministria e Arsimit, për të shmangur kështu të gjitha falsifikimet që mund t'u bëhen dokumenteve të institucioneve arsimore, e në veçanti diplomave.

a.k/NOA

KOMENTE