English

Nishani takon kreun e policisë greke: Vonesa në kalimin kufitar

E hënë, 29 gusht 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu.

Gjatë këtij takimi ministri Nishani ka shprehur shqetësimin për lëvizjen e shqiptarëve, duke thënë se ka pasur vonesa në kalimin kufitar nga ana e palës greke, si dhe ka shtuar se janë vërejtur edhe ndalimi i hyrjes në Greqi të shqiptarëve, duke iu dëmtuar dokumentet e udhëtimit.

Më tej ministri theksoi se, si rrjedhojë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë shënuar rezultate, në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme.

Nga ana e tij, kreu i policisë greke, Ikonomu është shprehur se për vonesat në kalimin kufitar, duhet ngritur një grup i përbashkët pune në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

Ndërsa lidhur me dëmtimin e dokumentacionit ai ka shtuar se do merren masa në radhët e punonjësve që kanë kryer sjellje të tilla.

a.y/NOA

KOMENTE