SHBA, 29 gusht, Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se uragani Ajrin, mund të jetë dobësuar, por ende përbën një kërcënim për komunitetet e prekura.
Obama ka ndërprerë pushimet e tij për t’ju adresuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë. "Edhe pse stuhia e ka dobësuar lëvizjen në veri, ajo ende mbetet e rrezikshme pasi që mund të prodhojë shira. Shumë amerikanë janë ende në rrezik serioz nga ndërprerjet e energjisë, dhe përmbytjet, të cilat mund të rriten në ditët e ardhshme”, tha Obama.
Ajrin ka lënë shumë dëme duke përfshirë vdekjen e 20 personave nga përmbytjet.
Vendet e prekura nga uragani, duke përfshirë Nju Jorkun, thuhet të ketë lënë më pak dëme se sa që pritej në fillim.
NOA