Elbasan, 29 gusht 2011, NOA- 29 vjeçari me inicialet P.Disha është identifikuar si autor i shkatërrimit me dashje të një saraçineske, e cila furnizonte me ujë një pjesë të lagjes “5 Maji” në Elbasan.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se, Disha ka shkatërruar me dashje, duke i hedhur beton një saraçineske në këtë qytet, por nuk bëhen ende të ditura arsyet e këtij veprimi.
Lidhur me këtë rast Prokuroria e Elbasanit, nisi hetimet për veprën penale, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.
a.y/NOA