E hënë, 29 gusht 2011, NOA- Opozita siriane lajmëroi mëngjesin e sotëm nga Ankaraja në Turqi, krijimin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i formuar nga 94 anëtarë.
Presidenti i këtij këshilli sirian, është Burhan Ghaliun, me origjinë nga Homs, një intelektual i shquar, prej vitesh rezident në Francë, ku prej vitesh është edhe docent i sociologjisë politike në Sorbone të Parisit.
Ghalioun do të shoqërohet nga tre zëvendës President: Faruq Tayfur, Wajdi Mustafa e Riad Seif. a.y/NOA