English

Të gjithë me Arben Malaj

Alban Daci

Arben Malaj, njihet si politikan me shumë personalitet dhe me vizione të vërteta demokratike. Ai bën pjesë për fatin e mirë në grupin e intelektualëve që e ushtrojnë politikën jo për profesion, por për mision. Pas shumë pritjesh të kota dhe të gjata, duke shpresuar se lidershipi i PS do të reflektonte dhe do të kuptonte situatën e vërtetë që po

përjetonte, z. Malaj më në fund vendosi të marr situatën në dorë duke i dalë në ballë asaj.

Arben Malaj në periudhën e fundit ka realizuar shumë takime me të rinjtë dhe qytetarët, për t’iu shpjeguar vizionet dhe idetë politike, të cilat kanë për qëllim të rinovojnë në përgjithësi sistemin aktual të politikës shqiptare.

Në çdo iniciativë që ka për qëllim përmisimin dhe rinovimin e sistemit politik shqiptar duhet të jenë të pranishëm edhe të rinjtë, të cilët prej vitesh ndjehen totalisht të përjashtuar. Sistemi politik shqiptar le për të dëshiruar, që nga mënyra se si lindin elitat politike, si zgjidhen ata (më mirë të themi përzgjidhen), çfarë interesash përfaqësojnë, car vizione kanë e nëse kanë. Në çdo sistem politik, i cili ka pasur një të kaluar jo të largët

totalitare, ku mentaliteti unit trashëgohet e ruhet me fanatizëm është e vështirë që e reja dhe vizionarja të mirëpritet dhe të ketë sukses kollaj. Prandaj, mendoj se Arben Malaj këtë radhë duhet të jetë i vendosur ta çojë misionin e tij deri në fund. Ai nuk duhet të ndalet dhe të ketë mëdyshje për atë që po bën.

Arben Malaj tashmë është një figurë me shumë eksperiencë si profesionale ashtu edhe politike, me personalitet të lartë njerëzor si dhe me shumë mbështetje nga qytetarët e thjeshtë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë. Nuk kam vënë re ndonjëherë që atje, ku shkon Arben Malaj të mos jetë i mirëpritur. Përkundrazi, ai është një ndër politikanët e pakët shqiptarë, i cili është i respektuar dhe i dëgjuar nga të gjithë qytetarët pa dallim

bindjesh politike. Kjo është një armë e fortë politike për një lider që dëshiron të bëj ndryshimin e rëndësishëm të një sistem të tërë politik si ai shqiptar.

Megjithatë, që Arben Malaj dhe qytetarët e thjeshtë ta prekin me dorë rinovimin dhe demokratizimin e sistemit politik, duhet të besojnë fort në shpirtin e kolektivitetit për të përfaqësuar interesat e përbashkëta.

Arben Malaj mendoj se duhet ta mbështes lëvizjen e tij në tre shtylla sociale: Rinia, intelektualët dhe punëtorët.

- Rinia në çdo shoqëri është simboli i rinovimit dhe progresit. Sot në Shqipëri, ka shumë të rinjtë, të cilët janë të pakënaqur nga mënyra se si funksionon sistemi politik shqiptar. Ata janë të gatshëm të luftojnë (me vlera humane e demokratike) për të bërë ndryshimin e

shumëpritur. Ata, thjeshtë po presin frymëzuesin që të lëvizin dhe ta mbështesin. Z. Malaj duhet të punojë fort politikisht që të kthejë tek të rinjtë dëshirën për të bërë politikë. E kaluara e tij njerëzore, profesionale e politike e ndihmon shumë për të arritur këtë qëllim madhor politik. Rinia është e pakënaqur dhe z. Malaj thjeshtë duhet ta

kap këtë pakënaqësi e ta kthej në shpresë e lumturi. Rinia duhet të jetë forca e ndryshimit/rinovimit politik dhe Malaj duhet të kthehet në frymëzues për ta.

- Shqipëria, për fat të mirë ka shumë intelektualë të vërtetë, të prodhuar nga bota e vërtetë akademike dhe jo false si ajo që ka prodhuar sistemi politik shqiptar në 20 vite tranzicion. Për fatin e keq të së kaluarës e të tashmes politike, intelektualët e vërtetë janë

të përjashtuar nga sistemi politik shqiptar, sepse të parët e duan demokracinë, kurse të dytët e kanë frikë atë. Arben Malaj është ndër të paktët intelektual të vërtetë që bën pjesë në jetën politike shqiptare. Më mirë se ai, zor se ndonjë politikan tjetër mund të kuptonte botën e intelektualëve. Z. Malaj duhet të bashkëpunojë me intelektualët e vërtetë, të cilët janë të pakënaqurit e sistemit aktual politik dhe së bashku të hartojnë një platformë të vërtetë politike, ku të përfshihen vizionet e të ardhmes së shpejt dhe sfidat që duhet të kapërcehen për t’i realizuar.

- Punëtorët, ashtu si në çdo shoqëri, qoftë perëndimore ose jo, përbëjnë shumicën e popullsisë dhe jo rrallë herë të shtypurit, harruarit e të braktisurit e klasës politike. Punëtorët shqiptarë gjenden në një situatë që shkakton sa keqardhje të thellë aq edhe një

reflektim të madh për të gjithë ne. Për të kuptuar kushtet në të cilat ndodhen ata, mjaftojnë të vëzhgojmë rastin e grevës së minatorëve në Bulqizë. Nëse z. Malaj do të tregojë seriozitet dhe impenjim në iniciativën e tij, jo vetëm minatorët, por edhe shumë punëtorë të tjerë të papunë mund të kthehen në një uragan (paqësor) të vendosur

për ndryshim. Z. Malaj duhet që përmes artit të së bërit politik

dëshpërimin e minatorëve ta kthejë në një frymëzim për ndryshim.

Malaj ka tre mënyra për të realizuar vizionin e tij politik në të cilin e gjejnë veten qindra e qindra qytetarë të thjeshtë: Institucionale, akademike e përmes militancës.

- Tani në shtator pretendohet se do të mblidhet Kongresi i PS. Z. Malaj duhet të punojë shumë duke lobuar brenda partisë për të ndryshuar lidershipin aktual, cili është i shterur në vizione politike për të marr në supe përgjegjësitë e deleguar nga qytetarët. Z. Malaj

tashmë i ka të gjitha cilësitë për të qenë një lider shumë i rëndësishëm në PS. Nuk mendoj se aktualisht PS-ja, ka ndonjë alternativë më të mirë e më të besueshme se sa z. Malaj. Ai i ka të gjitha kartat në dorë për të qenë brenda PS-së primus inter pares.

- Malaj duhet të krijojë rreth vetes një staf të mirëfilltë akademik, të cilët duhet të ketë aspirata të forta politike. Stafi akademik i drejtuar nga Malaj duhet të jetë truri, vizioni, shpresa e ndryshimit. Në Shqipëri, kam besimin e plotë që ka shumë akademikë të vërtetë, të cilët duan të punojnë fort për vendin e tyre që ai të jetë europian e demokratik si vendet e tjera perëndimore. Z. Malaj duhet t’i gjej ata dhe t’i bashkojë rreth vetës në një qëllim të përbashkët.

- Militanca njihet ndryshe si aktiviteti politik në terren, ku lideri takohet me qytetarët për qytetarët. Prandaj, ky term i politogjisë nuk duhet të ngatërrohen me versionin e deformuar që ka pjellë sistemi politik shqiptar në këto 20 vite tranzicion. Malaj duhet të bëj një turn të madh nëpër gjithë Shqipëri, ku të shpjegoj vizionin e tij politik. Vizioni i tij duhet të jetë i thjeshtë, i qartë edhe bindës. Ai duhet të dëgjojë zërin e çdo qytetari të harruar nga politika aktuale. Fjala e z. Malaj duhet të jetë tek atë një zë shprese e

guximi.

Dikush për nga padituria, reagimin tim mund ta kuptojë si një formë të rëndomtë servilizmi. Ndërsa, unë do të thosha, se ne intelektualët, kur kemi vizione të përbashkëta do të thotë se biem dakord. Unë e shumë të rinj tjerë e duam që Shqipëria të bëhet europiane e demokratike dhe për ta realizuar këtë thjeshtë jemi dakord me ato që

Malaj ka thënë deri tani. Këtë radhë ndryshe nga radhët e tjera z. Malaj duhet të jetë i vendosur për të qëndruar deri në momentin final dhe nuk duhet që personalitetin e tij ta vendos në shërbim të ndonjë tjetri që nuk e meriton as politikisht e as njerëzisht.

NOA

KOMENTE
  • Arben Presheva23:13 - 30 Gusht 2011
    Do te shkruaja dhe une nje koment per kete fare intelektuali ne thonjza por nuk po ja prish komentin .....komentusit pora meje se dhe nje germe te heq ose te shtoj ja prish bukurine .......dhe mesoje o servili i arben malajt se emri qe te takon per kete artikull e ke te skalitur ne fund nga zotnia para meje.....shkofshi ne xhenem te gomereve ju qe kompllotoni mbrapa kurizit te popullit socialist sikter
  • sotir Labi14:40 - 30 Gusht 2011
    More "intelektual",qenke vertet koqe kandari.Pse ore me fyen,me thua se jam i pa ditur,vetem dhe vetem se nuk do bie dakord me shkrimin tend.Ju te gjithe e kini me Edi Ramen,se po te bente dhe Edi si Fatos Haleja matrapazlleqe me berishen, do ishte burre i mire,sipas llogjikes tende.Se malaj kur e vuri veten ne sherbim te kryetar fatos maskarajit,dhe vuri goxha pasuri duke vjedhur,beri mire sipas tyja apo jo? Yshe ore fare e keqe. Nga tipari lule ari, nga kandari, kric gomari.