English

Tom Jones në spital në Montecarlo

Montekarlo, 29 Gusht NOA - Këngëtari britanik Tom Jones, i cili është shtruar ditën e djeshme në spital në Montekarlo për probleme kardiake, ka dalë ditën e sotme nga reparti i urgjencës.

“Kushtet e tij nuk shkaktojnë një preokupim të madh”, - bëri të ditur zëdhënësja e spitalit Principessa Grace ku artisti nga Uellsi i “Sex bomb”, ka kaluar një natë të gjatë.

Tom Jones, tashmë 71 vjeç, kishte dhënë një koncert në Monako ditën e premte në mbrëmje, por më pas ishte detyruar të anulonte një tjetër të dytë të mbrëmjes së djeshme.

r.b/NOA

KOMENTE