Durrës, 29 gusht 2011, NOA – Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së qarkut Durrës pas vjedhjeve në një objekt në ndërtim e sipër.
Kështu, Fatos Partalli, 31 vjeç, banues në Manëz Durrës, i dënuar më parë për fallsifikim e kalim të paligjshëm kufiri dhe Arnest Partalli, 21 vjeç, banues në Manëz janë arrestuar.
Sipas policisë 3 ditë më parë, në fshatin Borç Manëz, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune si saldatriçe, 3 gurë fresibël dhe 1 pompë uji me vlerë 200.000 lekë në objektin në ndërtim në pronësi të shtetasit D.N., banues në Tiranë. Materialet per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim iu kaluan për ndjekje Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Durres.
a.q/NOA