Prishtinë, 290 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një mashkull kosovar është drejtuar në polici për të denoncuar pazarin e paligjshëm të bërë nga një femër.
Djali është ankuar tek uniformat blu, se teksa ka qenë duke ndërruar makinën e tij civile, me një makinë tjetër, pronare e së cilës ishte deklaruar një femër, duke i dhënë asaj krahas makinës, edhe 1500 euro, ka vënë re se automjeti nuk ishte në pronësinë e saj.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës, thonë për agjencinë e lajmeve NOA, se shtetasja në fjalë kishte bërë falsifikimin e dokumenteve të makinës e cila ishte në pronësi të firmës NTSH, Renta–Car’’ Prizren, në mënyrë që ta shiste atë.
Sakaq pavarësisht hetimeve të nisura nga ana e efektivëve të policisë, ende nuk është shfaqur asnjë gjurmë e mashtrueses së makinës.
a.y/NOA