English

160 kurdë, janë vrarë gjatë një muaji nga Forcat e Armatosura të Turqisë

E martë, 30 gusht 2011, NOA- 160 kurdë janë vrarë nga Forcat e Armatosura të Turqisë, vetëm gjatë muajit gusht në Irak.

Mësohet se sulmet, të parat brenda shumë viteve kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit, kanë ndodhur pas sulmeve të kësaj të fundit në Turqi, të cilat muajin e kaluar vranë mbi 40 forca të sigurisë.

Ndërkaq Shtabi i Përgjithshëm turk tha se nga sulmet ajrore të ushtrisë po ashtu janë plagosur mbi 100 militantë të Partisë Punëtore të Kurdisatnit.

a.y/NOA

KOMENTE