Tiranë, 30 gusht, NOA – Mijëra besimtarë myslimanë kanë festuar mëngjesin e sotëm Fiter Bajramin. Ceremonia e faljes është zhvilluar edhe këtë vit në bulevardi kryesor, “Dëshmorët e Kombit”. Të pranish kanë qenë krerët më të lartë të besimit mysliman në vend.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit forcat e rendit dhe ato të policisë bashkiake kanë marrë masat për devijimin trafikut nga bulevardi kryesor dhe kalimin e tij në arteriet e tjetra.
Festa e Fiter Bajramit shënon dhe mbylljen e muajit të Ramazanit
Edhe në vende të tjera është zhvilluar ceremonia e faljes. Në Kosovë drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve kosovare kanë uruar besimtarët me rastin e festës. Ata kanë bërë thirrje për unitet dhe paqe, si dhe për solidaritet ndaj të varfërve.
a.k/NOA