English

Depresioni: ja si njihet nga pagjumësia

Tiranë, 30 gusht, NOA-Janë të ndryshme simptomat që karakterizojnë fillimin e depresionit, por pagjumësia është një nga kambanat e alarmit që nuk duhet të nënvlerësohet. Pagjumësia e mëngjesit, d.m.th. të zgjohesh në orën tre të mëngjesit e të mos mundesh të flesh më, është një sinjal i rëndësishëm për një depresion të mundshëm.

Karakteristikë e pagjumësisë në depresion nuk është vetëm pagjumësia në mëngjes, por edhe fakti se personi nuk mund të bjerë në gjumë përsëri, duke kërkuar barin më të parë të hapur.

Shenjë e depresionit të pagjumësisë janë dhe humori i ulët, ulja e interesit në aktivitete të ndryshme, fitimi ose humbja e oreksit, ndjesia e fajit, vështirësia për tu përqendruar në marrjen e vendimeve dhe mendimet për vdekjen.

Ky grup i simptomave jo vetëm lodh psikologjikisht individin, por nuk e lejon as edhe fizikisht atë për të parë çdo ditë me qartësi.

Pagjumësia, në fakt, trondit ekuilibrin mendor të personit. Personi i zgjuar e gjen veten të shqetësuar nga tensionet dhe angazhimet e ditës që ka përpara: ndonjëherë gjendja e tij mund të shoqërohet nga ndjenja e ankthit.

Çrregullime të tjera mund të jetë hipersomnia, tendenca për të fjetur më shumë se më parë, me dëshirën të mos zgjohesh kurrë në mëngjes. Në çdo rast, një ndryshim i zgjatur i ciklit të gjumit mund të sjellë situata të vështira në kuptimin psikologjik dhe relacional.

Mungesa e gjumit, në fakt, jo vetëm të zgjuarit natën, por dhe zgjimi, si një kambanë alarmi, vështirëson mendjen tonë. Le të kujtojmë gjithmonë se trupi flet, aty ku fjalët nuk vijnë.

KOMENTE