Paris, 29 gusht 2011 – Trupi i femrës është më i ndjeshëm se ai i një mashkulli përsa i përket duhanit. Kjo varet edhe nga shkaqe të tjera të tilla si,: mosha, obesiteti, presioni i gjakut, dhe klasa sociale.
Sipas një studimi të paraqitur sot në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, te gratë një cigare ndikon keq për zemrën sa pesë te meshkujt.
Hulumtimi ka shqyrtuar 1694 meshkuj dhe 1893 femra nga pesë vende (Finlanda, Suedia, Holanda, Franca dhe Italia), dhe tregoi se faktori i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare te femrat për çdo cigare është pesë herë më shumë se te meshkujt.
Sipas statistikave pirja e duhanit në mesin e femrave është në rritje.
a.e./NOA