English

E rrallë, i ngulen gërshërët në kokë, shpëton vetëm me qepje

Arizona (SHBA), 30 gusht 2011, NOA- Një aksident i frikshëm i ka ndodhur një 86-vjeçari në Arizona të SHBA-ve. Leroy Luetscher, ka qenë duke punuar në kopshtin e tij, kur është ulur nga shkallët për të marrë gërshërët që krasiste lulen. Në këtë koment ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar mbi pajisen metalike.

Gërshërët janë ngulur në kokën e 86-vjeçari, saktësisht pjesa afër syrit të majtë. 86-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital nga familjarët. Jo vetëm të afërmit, por edhe mjekët janë shokuar nga pamja që kishin para syve.

Mjekët fillimisht ishin skeptikë për mbijetesën e 86-vjeçari. Por pas operimit, jo vetëm që Luetscher, mund të mbijetonte, por mjekët thonë se syri i tij nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Tek foto mund te shikoni dhe pamjen nga skaneri.

“Ju nuk do t’u besonit syve. Gjysma e gërshërëve ishin në kokën e tij”, tha doktoresha Julie Vinne, duke shtuar se ky ishte një rast që dhe në repartin e aksidenteve ishte parë rrallë nga mjekët.

Luetscher, tha se u ishte mirënjohës mjekësve. Ai ka vetëm disa enjtje dhe qepje në sy, si dhe pak probleme me shikimin. Por sipas mjekëve pas një ndërhyrje të tillë kjo është gjë normale.

a.k/NOA

KOMENTE