English

Elizabeth Banks: Seksi është zbavitës

SHBA, 30 Gusht NOA - Edhe pse nuk është zhveshur asnjëherë për ekranin e televizorit, ka qenë protagoniste e disa komedive më të njohura të viteve të fundit, të cilat kanë pasur si temë seksin, duke nisur që nga “40-vjeçar i virgjër” deri tek “Zack dhe Miri duan të bëjnë një porno”.

Me shumë humor dhe tepër tërheqëse, Elizabeth Banks nuk ka probleme.

“Është një akt qesharak po të shihet me vëmendje – ka thënë për “Esquire” – dhe asnjëherë nuk jam ndjerë në siklet kur diçka bën për të qeshur publikun”.

Nga roli i parë i “Wet Hot American Summer” tek ai i “40-vjeçar i virgjër”, Benks duket të ja ketë marrë dorën filmave të kësaj natyre.

Një dhunti natyrale për të qenë qesharake në situata që kanë të bëjnë me seksin.

r.b/NOA

KOMENTE