Korçë, 30 gusht 2011, NOA- Një person i cili kishte dalë për gjueti në Voskopojë të Korçës, ka rënë vetë “gjah” i dy të rinjve.
Sokrat Kosta nga qyteti i Korçës, kishte shkuar për gjueti në Voskopojë, në momentin që është sulmuar dhe kërcënuar nga dy të rinj, të cilët i kanë marrë 200 mijë lek të cilat i dëmtuari i kishte me vete.
Ndërkaq pas padisë së bërë në polici, nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
a.y/NOA