Nju Jork, 30 gusht, NOA - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot seancën e rregullt për Kosovën, ku do të prezantohet raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, për gjendjen në Kosovë.
Ban ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.
Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç.
a.k/NOA