E martë, 30 gusht 2011, NOA- “Kemi dhënë një ultimatum, deri për të shtunën, qyteti Sirte si dhe qytetet e tjera besnike të Muammar Geddafit, që të dorëzohen”, deklaroi Presidenti i Këshillit Kombëtar Transitor, Mustafa Abdel Jalil.
Gjatë një konference për mediat ai u shpreh, se për këtë nuk ka nevojë për praninë e forcave ndërkombëtare të paqes.
Në përfundim Jalil shtoi se “Geddaf, nuk ka mbaruar ende, rreziku i tij ekziston akoma, përderisa ka njerëzit e tij në qytetet që e mbështesin”.
a.y/NOA