English

Kripa i bën keq trurit, sidomos tek të moshuarit

Kanada, 30 Gusht NOA - Kripa në sasi të tepruara nuk bën keq vetëm për zemrën dhe veshkat, por në të njëjtën kohë mund të dëmtojë dhe trurin.

Një fakti tillë mbështetet nga një studim i Universitetit të Torontos në Kanada, i cili më pas është publikuar në revistën Neurobiology of Aging.

Studimi është testuar mbi 1 mijë e 262 persona të shëndetshëm, meshkuj e femra, të cilët ishin mes moshës 67 dhe 84 vjeçare.

Sipas studiuesve, personat e moshuar që kanë dieta të pasura me kripë dhe praktikojnë shumë pak ushtrime fizike pësojnë një rënie më të shpejtë të shpejtësisë mendore se sa ata persona që janë më të vëmendshëm në dozat e kripës që konsumojnë.

Hulutmuesit arritën në këtë përfundim duke matur një herë në vit, për tre të tillë, kushtet e shëndetit të subjekteve të tyre, duke përdorur testet më të njohura në lidhje me diagnostikimin e Alzheimer.

Ekspertët kanë bërë të ditur se personat që reduktojnë me rreth 3 gramë në ditë sasinë e kripës, atëherë reduktojnë me 1 t katërtën mundësinë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

r.b/NOA

KOMENTE