English

Kthehet nga pushimet në Shqipëri, vret për nder nënën e 3 fëmijëve

Emigranti shqiptar i mori jetën të shoqes duke e qëlluar me çelës anglez në kokë, në së të tre fëmijëve të mitur. Pohimi: E bëra për nder

Athinë, 30 Gusht 2011 NOA – Vetëm pak ditë pasi ishin kthyer nga pushimet e verës që kaluan në Shqipëri, familja emigrante shqiptare që jetonte prej 15 vitesh në Greqi, u përfshi në tragjedi pasi burri vra gruan duke lënë jetimë tre fëmijë të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 11.00 në fshatin Gra Linia, në zonën e Gjerapetra, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Greqi.

Emigranti 50 vjeçar ka qëlluar me një çelës anglez në kokë bashkëshorten e tij 44 vjeçare, edhe ajo shqiptare, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit ku gjendeshin edhe tre fëmijët e tyre të mitur. Fillimisht në sy të të vegjëlve ka pasur një sherr me britma mes çiftit dhe më tej ka ndodhur vrasja.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka kryer arrestimin në kushtet e flagrancës të 50 vjeçarit si dhe ka sekuestruar mjetin metalik që përdorin hidraulikët me të cilin u krye vrasja.

I dyshuari ka pranuar se i mori jetën të shoqes, duke pohuar se e bëri atë për çështje nderi.

Fqinjët e familjes së përfshirë në tragjedi, pohuan se çifti herë pas here grindej në sy të tre fëmijëve, përkatësisht 10, 14 dhe 16 vjeç.

n.s/NOA

KOMENTE