English

Mimoza Hajdarmataj, emërohet Inspektore e Përgjithshme e Inspektoriatit Qendror

Tiranë, 30 gusht 2011, NOA- Me urdhër të Kryeministrit Berisha, Mimoza Hajdarmataj është emëruar në postin e Inspektores së Përgjithshme në Inspektoriatin Qendror.

Siç argumentohet në vendim, emërimi i saj vjen në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin, "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë".

Urdhri për emërim:

URDHËR

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011, "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë",

U R DH Ë R O J:

Znj. Mimoza Hajdarmataj emërohet Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

a.y/NOA

KOMENTE