Nju Jork, 30 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalimin drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar që Serbia duhet të shpërbëjë strukturat paralele ilegale nga Kosova dhe të heq dorë nga financimi i grupeve kriminale në veri.
“Duhet të marrë fund, sepse shkel Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Ahtisaarit, dhe të drejtën ndërkombëtare. Kur këto forca janë duke u përdorur për të sulmuar policinë e Kosovës, policinë e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it, ky është një sulm i rëndë mbi të gjithë arkitekturën e sigurisë të themeluar në Ballkan më 1999. Disa prej problemeve kryesore të raportuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara sot këtu kanë të bëjnë me faktin se Serbia jo vetëm që insiston në mbështetjen e strukturave kriminale në Kosovë, por gjithashtu është në mënyrë aktive duke penguar integrimin e serbëve të Kosovës. Sugjerimet dhe tendencat janë të rrezikshme, sepse ato sigurojnë hapjen e ndarjeve të tjera për ndarjen mes Serbinë. Kjo na deytron për marrjen e masave për reciprocitetin. Kjo ka ndodhur pas tri vitesh, si rezutlat i bllokadës së Serbisë ndaj mallrave tonë. Kjo na ka detyruar të marrim kontroll për kufijtë”, u shpreh Hoxhaj.
Kryediplomati i Kosovës pohoi se Serbia ka financuar 6 miliardë euro për të mbajtur nën kontroll strukturat ilegale në Kosovë. Kjo sipas ministrit të Jashtëm të Kosovës duhet të marrë fund, sepse këto forca janë për të sulmuar policinë e Kosovës, EULEX dhe KFOR.
Ministri i Kosovës, është ndalur edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku nënvizoi faktin e mospraimit të vulave nga ana e Serbisë.
“Delegacioni serb ka refuzuar pranimin e vulave. Serbia ndalonte mallrat nga Kosova. Kjo ka qenë një situatë, e cila ka zgjatur për tre vjet e gjysmë. Ne nuk dëshirojmë të imponojmë asnjë sundim në veri përveç sundimit të ligjit. Nëse përfaqësuesit politikë serbë bëjnë shumë prej të drejtave të gjera politike afirmative nën Planin e Ahtisaarit, është çështje e zgjedhjes së tyre. Por së paku ata duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe Plani i Ahtisaarit është korniza më e mirë për këtë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in për të siguruar se Kosova arrin më shumë progres në sundimin e ligjit. Sfidat e Kosovës janë të mëdha por ato gjithashtu sigurojnë një dritare të re të mundësisë", ka shtuar ai. “Tani që çështja e statusit është prapa nesh, dialogu ndërmjet dy vendeve mund të bëhet gjenerator i vullnetit të mirë dhe zgjidhjeve të mira. Ne jemi të kënaqur të shohim se një përpjekje koherente ndërkombëtare po ndodh për të lëvizur nga situata e konfliktit të ngrirë dhe status-quosë. E përsëris, status-quajo, konflikti i ngrirë dhe ndarja janë tërësisht të papranueshme. Po ashtu nuk ka kthimin ne stituatën e para 25 korrikut”, ka përfunduar fjalën e tij ministri Enver Hoxhaj.
a.q/NOA