Kroaci, 30 gusht 2011, NOA - Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka refuzuar ndërmjetësimin e kryeministrit slloven, Borut Pahor, në përplasjet e forta diplomatike Kroaci – Serbi, për sa i takon çështjes së Kosovës.
"Nëse kryeministri Thaçi pajtohet, shumë shpejt do të shkoj në Kosovë”, ka thënë Pahor, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Pahor ka ofruar ndihmën e tij për qetësimin e marrëdhënieve, por një gjë e tillë është cilësuar e panevojshme nga ana e Kosorit. a.q/NOA