English

Rama hesht edhe për festën e Bajramit

Tiranë, 30 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryesocialisti Edi Rama, në ndryshim me herët e tjera, festat e tjera, por edhe me politikanët e tjerë, ditën e sotme pasi ka bërë vizitë në Komunitetin Mysliman, ku dhe është takuar me kryetarin e tij Haxhi Selim Muça, ka ikur në heshtje.

Ndërsa gazetarët ashtu si me politikanët e tjerë, Kryeministrin Berisha, Presidentin Topi, kryebashkiakun Basha dhe kryeparlamentaren Topalli morën urimin e përcjellë për shqiptarët, Rama i ka injoruar totalisht dhe nuk lëshoi asnjë urim, duke ndjekur rrugën e nisur prej disa kohësh... atë të heshtjes.

Por ndërsa më herët, kreut të opozitës Edi Rama, kur i është dashur të mbajë qëndrim apo të reagojë ndaj situatave apo ngjarjeve të tjera kohëve të fundit, ka reaguar me shkrim, sot as një urim i tillë nuk erdhi për shqiptarët.

a.y/NOA

KOMENTE