English

Rikthehet rreziku i gripit të shpendëve

Nju Jork, 30 gusht, NOA - Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gripi i shpezëve ka treguar shenja rigjallërimi, ndonëse në një “variant të ri”.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë tha se rastet e para janë shfaqur në Kinë dhe Vietnam dhe se “rreziku për njerëzit nuk mund të parashikohet”.

Qarkullimi i virusit kërcënon Tajlandën, Malajzinë dhe Kamboxhian, ku, këtë vit, kanë humbur jetën tetë persona të infektuar.

Kombet e Bashkuara thonë se gripi i shpezëve ka vrarë 331 njerëz që nga viti 2003.

NOA.RFE

KOMENTE