English

Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Savona, 30 gusht NOA – Dy shpërndarës droge nga Shqipëria kanë rënë dje në prangat e policisë italiane. Korab Peposhi 35 vjeç dhe Vangjel Pupla 32 vjeç janë kapur në flagrancë teksa kishin me vete 100 gramë kokainë, e cila sipas policisë ishte për tu shitur.

Dy shqiptarë janë ndaluar në qendër të Savonës, në rrugën “Gramsi”. Në momentin që janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka dashur të hedh një qese plastike ku ishte futur droga.

Peposhit ju sekuestrua edhe një kartë identiteti false, në të cilën shkruhej se ishte rumun.

Ndaj të dyve ka nisur procedimi penal, për shitje drogë. Vlera e drogës që kishin me vete arrin në rreth 7 mijë euro. Ndërsa Peposhi do përballet dhe me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

a.k/NOA

KOMENTE