Prishtinë, 30 gusht 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme takoi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ku e uroi atë dhe gjithë besimtarët islam për Festën e madhe të Fitër Bajramit, duke vlerësuar lartë vlerat e shfaqura gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Festa e Fitër Bajramit është festë e paqes, e solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe respekti të ndërsjellë në familje, në shoqëri dhe në tërë komunitetin tonë”, u shpreh Thaçi.
Ai theksoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës po e kremtojnë festën e Bajramit në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës, që po arrin njohje të reja ndërkombëtare, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të kushteve të jetesës.
Në përfundim ai shtoi se festat e tjera do e gjejnë vendin pjesë e institucioneve dhe strukturave evropiane.
a.y/NOA