English

Tjetër pauzë për Take That

Nju Jork, 30 Gusht NOA - Idhulli zgjati shumë pak. As koha e ribashkimit nuk u mor vesh pasi sërish për grupin një tjetër ndalesë u shfaq.

Duhet theksuar se asnjëherë nuk ka qenë një gjendje e qetë për grupin Take That.

Djemtë e tmerrshëm të muzikës faktikisht kanë ndërmend të marrin një periudhë pushimi 2-vjeçare.

Krahas kapriçove të shumta që vijnë si rrjedhojë e Robbie Williams, arsyeja tjetër për të ndaluar dhe për të pushuar, është lodhja e madhe nga turneu botëror “Progress Live”.

Gary Barlow, tashmë i impenjuar me “X-Factor Uk” ku është në rolin e jurisë, ka bindur katër anëtarët e tjerë - Hoëard, Jason, Mark dhe Robbie – të mos marrin asnjë vendim të përshpejtuar dhe gjithçka ta vendosin me ardhjen e vitit të ri, kur do të jenë më të qetë dhe të çlodhur.

r.b/NOA

KOMENTE