Turqi, 30 gusht, NOA Forcat e armatosura të Turqisë thonë se rreth 160 guerilë kurdë janë vrarë gjatë këtij muaji në Irak. Shtabi i Përgjithshëm turk tha se nga sulmet ajrore të ushtrisë po ashtu janë plagosur mbi 100 militantë të Partisë Punëtore të Kurdisatnit.
Sulmet – të parat në shumë vjet kundër PPK-së – kanë ndodhur pas sulmeve të kësaj të fundit në Turqi, të cilat muajin e kaluar vranë mbi 40 forca të sigurisë.
Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984.