English

Vjedhjet në trenin Shkodër – Elbasan, arrestohet 19 vjeçari, 6 në kërkim

Lezhë, 30 gusht 2011, NOA – Një denoncim i rrallë ka mbërritur dje në policinë e Lezhës. Drejtoria e Hekurudhave me përfaqësuesin e saj ligjor ka bërë kallzim për vjedhjen e disa materialeve në trenin e mallrave me drejtim nga Shkodër-Vorë-Elbasan, vjedhje të kryera sistematikisht gjatë gjithë muajit.

Gjatë verifikimeve të bëra nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve, ka rezultuar se autor i vjedhjeve të ndodhura është shtetasi i Dorian Gjini, 19 vjeç. Ai i ka kryer vjedhjet në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, të cilët jane shpallur në kërkim nga policia.

a.q/NOA

KOMENTE