English

Votoi kundër martesës gej, senatori dorëhiqet pas disa fotove nudo

Porto Riko, 30 gusht 2011, NOA - Një senator portorikan, i cili votoi kundër martesave për homoseksualët ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të fotove të tij nudo në një faqe interneti për gej.

Senatori Roberto Arango ka sqaruar se gjëja më ë mirë për të dhe familjen e tij ishte të dorëhiqej.

Pas publikimit të fotove, në një faqe për meshkujt gej dhe biseksualë, Arango, në fillim e mohoi faktin, ndërsa pak më vonë pranoi se e kishte bërë këtë gjë por nuk mbante mend se kur.

Ai këmënguli se fotoja tregonte efektet e një diete.

a.q/NOA

KOMENTE