English

Zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

Tokio, 30 gusht, NOA - Ministri i deritanishëm i financave Yoshihiko Noda është zgjedhur kryeministër i ri i Japonisë. Parlamenti në Tokio votoi me shumicë të madhe për 54-vjeçarin si kryeministër.

Noda konsiderohet si ndreqës i kthjellët buxhetesh, ai synon një reformë fiskale rrënjësore. Ky është kryeministri i 5 që ndërrohet brenda viteve të fundit.

Votimi pro Nodës pason zgjedhjen e tij kryetar të Partisë Demokratike të hënën.

Noda, i parë si konservator fiskal, do të përballet me një mori problemesh, përfshirë rimëkëmbjen e vendit pas cunamit, krizën bërthamore, ekonominë e ngadaltë dhe rritjen e jenit.

Ai pason Naoto Kanin, i cili ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i kreut të ekzekutivit.

NOA

KOMENTE