Mat, 30 gusht 2011, NOA – Prej tre ditësh autoritetet lokale të Matit si edhe zjarrëfikës dhe banorë kanë luftuar më fkalët në fshatin Balgja.
Është dashur ndërhyrja e dy avionëve italianë për të lokalizuar zjarrin ndërsa dy të tjerë janë nisur drejt Dibrës.
Sikundër raportojnë autoritetet ata do të bëjnë të mundur shuarrjen e flakëve në Lurë dhe Kasmi. Ditëve të fundit, zjarret kanë qënë një shqetësim i madh për banorët sikurse dhe për zjarrëfikëset, të cilat e kanë të vështitë të ndërhyjnë për shkak të terrenit mjaftë të vështirë, dhe në sajë të temperaturave teper të larta dhe erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve.
a.q/NOA