Ankara, 31 gusht, NOA - Presidenti turk, Abdullah Gul, në një intervistë ekskluzive për agjencinë “Anadolu”, ka komentuar çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Z.Gul, ç’mund të na thoni për qëndrimet më të fundit të Turqisë, lidhur me situatën në Siri?
- Turqia e ka humbur besimin e saj në administratën siriane. Sinqerisht, Turqia bëri investimin më politik në Siri në vitet e fundit, sepse ajo kishte vullnetin e mirë për të dhënë kontribut në transformimin e Sirisë dhe prandaj ka ushtruar përpjekje të mëdha. Turqia i mbështet njerëzit e Sirisë për shkak se ata janë gjëja më e rëndësishme. Unë jam duke i ndjekur zhvillimet e përditshme në Siri dhe kam marrë raportet e përditshme të inteligjencës për atë që po ndodh në çdo qytet të Sirisë, që pas incidenteve nga dita që ato filluan për shkak se ky është vend fqinj i Turqisë.
Ne me të vërtetë ndjehemi keq, ndërsa Turqia ka humbur besimin e saj në Siri. Por lumturia, mirëqenia dhe paqja e njerëzve të Sirisë janë shumë të rëndësishme për ne.
Numri i njerëzve sirianë që kanë marrë strehim në Turqi, është shpallur 6802 të shtunën. Teksa Turqia ka shpenzuar rreth 12.750.000 lira turke për të siguruar strehim, ushqim dhe ndihmë mjekësore për shtetas të Sirisë.
Po për zhvillimet e fundit në Libi, çfarë mund të thoni?
- Regjimi aktual në Libi është e pamundur që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Një vend, i cili ka 2.000 km bregdet në Mesdhe, rezervat më të pasura të naftës në botë dhe një popullsi të ulët, mund të kishte qenë vendi më i begatë i botës, nëse pushteti atje do kishte qenë vendosur mirë. Mbijetesa e Libisë për një kohë të gjatë nën sundimin autoritar të një personi të vetëm për vite të tëra, tashmë është e pabesueshme. Nuk e kuptoj se si ishte e mundur që vazhdoi një kohë kaq të gjatë. Ne shpresojmë se nuk do të ketë përleshje të brendshme aty do të krijohet Libia e re. Nga ana e saj, Turqia e dëshiron në mënyrë aktive një proces të tillë në Libi. Unë dhe kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, e morëm Mahmud Xhibrilin, kryetarin e bordit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë kohët e fundit në Turqi.
Edhe ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka qenë në Bengazi një ditë më parë.Ne jemi duke shtrirë ndihmën më të lartë për njerëzit e Libisë për t'i ndihmuar ata në rindërtimin e vendit të tyre, si në aspektet politike, ashtu edhe ato financiare.
Turqia i ka dhënë këtij Këshilli Kombëtar të Tranzicionit 300.000.000 dollarë si edhe një kredi.
Diçka mbi debatin për një Kushtetutë të re në Turqi
- Procesi për të bërë një Kushtetutë të re në Turqi, duhet të përfshijë të gjitha segmentet e shoqërisë në kontributin dhe mendimet e tyre. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që të gjithë ta shohin atë si kushtetutën e tyre të duhur dhe se të gjithë duhet të japin kontribut për të. Shpreh besimin se Turqia ka arritur një "konsensus të madh", se vendi duhet të bëjë një kushtetutë të re në një kohë të shkurtër të mundshme, duke shtuar se parlamenti turk duhet ta kuptojë këtë mundësi historike për të shkruar për herë të parë një kushtetutë të saj.
Shpreh shqetësimin se nëse përpjekjet për një kushtetutë të re do të dështojnë, që mund të dështojnë nga pengesat në metodologjinë, kësaj të fundit duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe.
Është koha për të bërë rregullimet e nevojshme në Kushtetutë duke hedhur sytë për nevojat e së ardhmes.
Lufta ndaj terrorizmit ...
- Turqia nuk do të tolerojë asnjë veprim terrorist dhe të bjerë në ndonjë dobësi në luftën e saj kundër terrorizmit. Gjithkush duhet të dijë në shtëpi dhe jashtë vendit se fuqia e shtetit është më e madhe se çdo pushtet tjetër. Turqia kurrë nuk do ta tolerojë ose ta falë terrorizmin. Ajo kurrë nuk do të dorëzohet para një grupi të armatosur.
Ajo ka bërë gjithmonë një dallim të qartë ndërmjet organizatës terroriste dhe qytetarëve që jetojnë në rajon, duke shtuar se demokracia do ta izolojë terrorizmin. Turqia është ngritur standardet e saj në çdo fushë, në demokraci, në drejtësi dhe në politikë të cilat shqetësojnë qarqe të caktuara. Ne kemi nevojë për të treguar fuqinë e shtetit, por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë për të përqafuar njerëzit dhe të sigurohemi që ne të rregullojmë mangësitë, nëse ka ndonjë, përmes këtyre standardeve.
Përshtati: n.e/NOA (Marrë nga “Anadolu Agency”)