Itali, 31 Gusht NOA - Rrezik nga alkooli për zemrat tek të rinjtë, të cilët janë gjithnjë e më të tërhequr nga moda e abuzimit të këtyre pijeve.
E dehura që pësojnë të rinjtë gjatë kësaj periudhë, e cila provokohet nga pije të shumta alkoolike, duhet thënë se ka si qëllim kryesor “çoroditjen” e tyre.
Zemra, edhe për shkaka të zgjerimit që pëson nga alkooli, është ndër subjektet më të mundshme për të pësuar një goditje tronditëse arteriale.
Ky rrezik është bërë i ditur në Paris, në Kongresin që po zhvillohet nga kardiologët dhe veçanërisht nga Antonio Rabiele, drejtor i Departamentit kardiovaskular në spitalin “Angelo di Mestre”.
r.b/NOA