Tajvan, 31 Gusht NOA - Kuzhinieri tajvanez Huang Mingbo ka arritur gjatë një dite të marrë elozhet e shumë kinezëve, “armiq” tradicionalë të atdheut të tij.
Diçka të tillë e ka bërë duke krijuar dhe ekspozuar në Fuzhou, në provincën meridionale kineze të Fujian, një seri prej “moto-aragostash”, skulptura të cilat prezantojnë një motoçikletë të realizuar prej 5 aragostash secila.
Kuzhinieri ka korrur një sukses tejet të madh gjatë një konkursi gatimi dhe ka shpjeguar se vepra e tij artistike i ka kushtuar një ditë të plotë kohë.
Megjithatë duhet thënë se është shpërblyer nga admirimi i një publiku të madh.
r.b/NOA