English

Burgoset kosovari, falsifikoi pasaporta shqiptare dhe viza

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA- Një shtetas kosovar ka përfunduar në burg pas arrestimit nga ana e policisë së Tiranës dhe pas masës së arrestit të dhënë nga gjykata.

Elbasan Sejdiu i moshës 24 vjeçare, lindur në Prishtinë dhe banues në Ferizaj të Kosovës, u prangos në flagrancë nga efektivët e policisë së kryeqytetit për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave, ose vizave”.

Mësohet se shkak për këtë është bërë se, dy ditë më parë ai është kapur nga shërbimet e policisë, duke përdorur një pasaportë biometrike shqiptare, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sakaq nga ana e Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, në ngarkim të punonjësve të Njësisë Bashkiake Nr.11 Tiranë dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave, ose vizave”në ngarkim të 24 vjeçarit Sejdiu.

a.y/NOA

KOMENTE