SHBA, 31 Gusht NOA - Ka mbërritur në dyqanet tradicionale dhe në ato dixhitale “Nothing but the beat” (Emi Music), i cili është disku i ri i DJ super-star francez David Guetta.
Bëhet fjalë për një projekt të dyfishtë, të përbërë nga një album pop me 14 këngë dhe një tjetër elektronik me 10 këngë.
Në “Nothing but the Beat” (ku vetëm ditën e sotme janë shitur 4 milionë në mbarë botën) do të vihet re dhe bashkëpunimi me yje të tjerë të botës së muzikës si Akon, Will.i.am i Black Eyed Peas dhe 50 Cent, këto sa për të cituar disa prej tyre syresh.
r.b/NOA