Korçë, 31 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi pasditen e djeshme në bashkëpunim, me njeri tjetrin u kapën duke vjedhur disa tuba hekuri, të cilat shërbenin për për linjën e ujësjellësit që furnizonte me ujë lagjen 16 në Korçë.
Artan Fejzo i moshës 43 vjeçare dhe Artan Tole i moshës 38 vjeçare që të dy nga Korça, rreth 1 km larg qytetit në rrugën Korçë- Ersekë, tek vendi i quajtur “Antena”, u kapen në flagrancë, pasi dëmtuan linjën e ujësjellësit që vinte nga fshati Vithkuq.
Sakq pas denoncimit të bërë nga ana e kalimtarëve të rastit, ndërhyri policia e qytetit, e cila pas ndalimit të dy autorëve të kësaj ngjarje nisi hetimet për veprën penale, “Vjedhje, e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
a.y/NOA