English

Ekzekutohet me armë zjarri, një inxhinier nafte në Fier

Fier, 31 Gusht 2011 NOA – Një burrë në moshën rreth 60 vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme pas një sulmi me armë zjarri ku u qëllua fatalisht, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Kolë Veshi, rreth 60 vjeç, lindur e banues në Fier, me profesion inxhinier i përpunimit të naftës.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Fierit, kur inxhinieri u qëllua pranë banesës së tij, teksa po hynte për në shtëpi.

Hetimet e para flasin për një atentat të mundshëm ndaj Kolë Veshit duke i marrë jetën përmes një prite me armë zjarri.

e.t/NOA

KOMENTE