English

Ekzekutohet një inxhinier nafte në Fier, plagoset dhe i biri

Fier, 31 Gusht 2011 NOA/ Update – Një burrë në moshën rreth 60 vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme pas një sulmi me armë zjarri ku u qëllua fatalisht, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Kolë Veshi, rreth 60 vjeç, lindur e banues në Fier, me profesion inxhinier i përpunimit të naftës dhe i plagosur djali i tij 20 vjeçar.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit, kur inxhinieri dhe i biri 20-vjeçar, Eni Veshi, u qëlluan pranë banesës së tij, teksa po hynin për në shtëpi.

Hetimet e para flasin për një atentat të mundshëm ndaj atë e bir të familjes Veshi, duke i marrë jetën përmes një prite me armë zjarri.

e.t/NOA

KOMENTE