English

Femrat moderne preferojnë video-lojëra seksi

SHBA, 31 Gusht NOA - Video-lojëra? Një pasion që duhet thënë se ka kaluar shumë në krahun femëror.

Një fakt i tillë bëhet i ditur nga nj studim i kohëve të fundit që tregon se si shumë femra preferojnë ideo-lojërat me seks.

Doritos, ndërmarrje prodhuese e video-lojërave, me okazionin e lançimit të një loje për Facebook, ka arritur të kryejë një sondazh për të njohur “profilet” se kush i dedikohet lojërave online.

Kanë kaluar kohërat kur meshkujt nuk dilnin nga shtëpia dhe ishin të ngjitur pas ekranit, pasi tani është radha e femrave.

Me sa duket, faktikisht, 49% e femrave të intervistuara kanë deklaruar “varësinë” e tyre ndaj lojës online, kjo kundrejt 50% të meshkujve.

Meshkujt, natyrisht, ende në krye të klasifikimit, por tashmë me vetëm 1% diferencë.

Rezultati, për disa i paparashikueshëm, tregon mjaft qartë rritjen e numrit të femrave që janë pasionuar pas lojërave online dhe sidomos të atyre që kanë tema seksuale.

r.b/NOA

KOMENTE