Tiranë, 31 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një deklaratë për mediat u shpreh se për 3 mujorin e dytë, u shënua rritje ekonomike duke theksuar se edhe në të ardhmen premtohet që të vazhdojë kjo rrugë.
Ai shtoi se rritja ekonomike ka qenë nën ritëm potencial dhe se tregjet financiare janë karakterizuar nga një ambient i qetë, çka demonstruan edhe rritje ekonomike.
Ndërkaq Fullani tha se presionet inflacioniste pritet të jenë të kontrolluara, por theksoi se, investimet private shënuan ritme të ngadalta ndërsa eksportet u zvogëluan në masën 2.8% lidhur me importet, ato shënuan rritje.
Në vijim ai u shpreh se është shënuar rritje e përdorimit të kredisë konsumatore, por inflacioni vijon të mbetet brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë.
Sipas tij, inflacioni në muajin korrik ishte 3.6%, ndërsa norma bazë e interesit vijon të jetë e qëndrueshme, në masën 5.25%.
Fullani deklaroi se sistemi bankar premton për një stabilitet afatgjatë, dhe se është bankat janë të gatshme që të japin kredi.
Guvernatori i Bankës shtoi se krahas të tjerave, borxhi po mbahet në kontroll, gjë që sipas tij, janë tregues për vijimin rritjes ekonomike.
a.y/NOA