English

Kanosje dhe kërcënim për martesë me zor, ish-bashkëshortja çon në burg burrin

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA- E lodhur nga kërcënimet dhe nga jeta që bënte me ish- bashkëshortin e saj, i cili edhe pas ndarjes i kishte mërzitur jetën, një grua është drejtuar në dyert e policisë për të kërkuar ndihmë dhe për të denoncuar burrin që donte ta mbante të martuar me zor.

37 vjeçari Genti Dedja, lindur e banues në Elbasan u kap nga policia e kryeqytetit pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij.

Gruaja është ankuar në polici, se 37 vjeçari e merrte në telefon duke e kërcënuar dhe detyruar që të vazhdojnë martesën e ndërprerë në mes.

Mësohet se ky veprim ishte aq i shpeshtë dhe gjuha e dhunës e ardhur prej tij ishte e asaj forme, sa viktima nuk ka duruar më dhe ka kërkuar ndihmë.

Pas kësaj, ajo është marrë në mbrojtje pas urdhrit të lëshuar nga gjykata, ndërsa i shoqi u arrestua nga policia dhe përfundoi mbrapa hekurave, ku dhe kishte qenë më parë, i dënuar për drogë.

a.y/NOA

KOMENTE