English

Kultivoi në pyll 226 rrënjë cannabis, kur i pikasi policia, autori u zhduk

Korçë, 31 gusht 2011, NOA- Një operacion i policisë për identifikimin e bimëve narkotike të mbjella në zonën e Korçës, bëri që të gjendeshin 226 rrënjë bime të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët u gjetën në pyllin e fshatit Sul- Devoll, por pas kësaj, askush nga banorët e fshatit nuk pranoi të merrte përsipër autorësinë për mbjelljen e tyre.

Ndërkaq sipas policisë thuhet se bimët e mbjella në vendin e quajtur “Qafa e Shpatës”, ishin mbjellë me sistem dhe ishin kultivuar, por pavarësisht pyetjeve të banorëve të zonës askush nuk tregoi se kush ishte autori ose autorët për mbjelljen e tyre.

Sasia e lëndës narkotike u asgjësua nga ana e uniformave blu, ndërsa materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Korçës.

a.y/NOA

KOMENTE