English

Kuotat dhe tarifat cikël i parë, kohë e pjesshme dhe edukim në distancë 2011-2012

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kuotat e pranimeve në institucionet publike të individëve që studiojnë me kohë të pjesshme

Tiranë, 31 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u miratua sot vendimi "Për kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe tarifat e shkollimit për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2011-2012."

Duke folur për këtë vendim, Kryeministri u shpreh se këto kuota do të kenë një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, prej nga do të përfitojnë kategoritë më të diskriminuara në të kaluarën, siç janë të përndjekurit, romët, personat me aftësi të kufizuara.

Këtë vitsektorin publik dhe privat ulen në bangot e shkollave të larta dhe të universiteteve të vendit me kohë të plotë dhe të pjesshme rreth 37 mijë shqiptarë.

Këtë vit janë mbi 70 % e atyre që mbarojnë shkollat e mesme që ulen në bankat e universiteteve. Ndaj kryeministri tha se ruajtja e këtij treguesi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rritjen e nivelit edukativ dhe arsimor të shoqërisë dhe kombit në tërësi.

Kuotat e pranimeve në institucionet publike të individëve që studiojnë me kohë të pjesshme kanë një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Do të regjistrohen me të njëjtin çmim, plus inflacionin, ka një favorizim legjitim të kategorive më të diskriminuara në shkuarën, siç janë të përndjekurit, romët, personat me aftësi të kufizuara. Këtyre u rriten kuotat e pranimit.

Më poshtë gjeni të plota, kuotat dhe tarifat cikël i parë, kohë e pjesshme dhe edukim në distancë 2011-2012

Kuotat dhe tarifat cikël i parë, kohë e pjesshme dhe edukim në distancë 2011-2012

KOMENTE