Fier, 31 Gusht 2011 NOA/ Update – Masakra që ndodhi sonte në qytetin e Fierit, erdhi si pasojë e një atentati që dyshohet se kishte në shënjestër djalin 20- vjeçar Eni Veshi, por në tragjedi gjeti vdekjen i ati që u përpoq të ruante të birin nga plumbat.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit, kur inxhinieri Kol Veshi, rreth 60 vjeç dhe i biri 20-vjeçar, Eni Veshi, u qëlluan pranë banesës së tij, teksa po hynin për në shtëpi.
Korrespondenti i agjencisë NOA raportoi se viktima është i lindur e banues në Fier, me profesion inxhinier i përpunimit të naftës dhe i plagosuri, djali i tij 20 vjeçar.
Hetimet e para flasin për një atentat të mundshëm ndaj Eni Veshi, duke i marrë jetën përmes një prite me armë zjarri të atit i cili u përpoq ta mbronte nga plumbat.
Zyrtarisht nuk ka ende asnjë informacion të qartë rreth autorëve të krimit dhe as shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Policia tha se ka ngritur postblloqe por për faktin se krimi ndodhi në errësirë, janë rritur vështirësitë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
e.t/NOA