SHBA, 31 gusht 2011, NOA - Zyrtarët amerikanë thonë se Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës mund të ketë nevojë të evakuohet përkohësisht, në se Rusia nuk e dërgon raketën Sojuz deri në nëntor.
Zyrtarët e NASA-s thonë se 6 astronautët që ndodhen në stacionin hapësinor mund të duhet të largohen në qoftë se shkencëtarët rusë nuk e gjejnë dot shkakun e rrëzimit të një anijeje furnizimi pa ekuipazh që ishte nisur drejt stacionit ndërkombëtar javën e kaluar.
Të hënën, Rusia njoftoi se do ta shtynte dërgimin e misionit të radhës me ekuipazh në stacionin e hapësirës për të paktën një muaj. Arësyeja e shtyrjes ishte se anija furnizuese pa ekuipazh që u rrëzua në Siberi më 24 gusht, përdor të njejtin sistem raketash për të udhëtuar në hapësirë.
a.q/NOA/VOA