English

Obama: Nderim për “gjeneratën 9/11”

SHBA, 31 gusht, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka nderuar “gjeneratën 9/11” të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, dhe e ka lavdëruar shërbimin e tyre në Afganistan dhe Irak, gjatë “dekadës së rëndë të luftës”, prej sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001.

Në fjalimin e tij në konventën kombëtare të Legjionit Amerikan, që është organizata më e madhe e veteranëve, zoti Obama i ka falënderuar pjesëtarët për “dhënien e mundësisë për popullin afgan për të jetuar i lirë nga terrori, për përmbysjen e Sadam Huseinit dhe për zbatimin e drejtësisë tek Osama bin Ladeni”.

Presidenti Obama theksoi se tërheqja e trupave të mbetura të Shteteve të Bashkuara në Irak, deri në fund të vitit, dhe zvogëlimi i ushtarëve në Afganistan “do të thotë qetësim nga dekada e ashpër e operacioneve”.

Ai mbrëmë, gjatë fjalimit i ka nderuar edhe më se 6200 ushtarët, që e kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe.

NOA/RFE

KOMENTE