English

OBSH: Ulet numri i vdekshmërisë foshnjore

E mërkurë, 31 gusht 2011, NOA- Në botë sa vjen dhe ulet numri i vdekshmërisë foshnjore.

Numri i fëmijëve që humbin jetën dhe vdesin në katër javët e para të jetës, ka zbritur nga 4.6 milion në vitin 1990 në 3.3 milion në vitin 2009, edhe pse 99% e vdekshmërisë regjistrohet në vendet e pazhvilluara.

Siç raporton ANSA, ky fakt është bërë i ditur nga një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Save the children” e shkollës Londineze “School of Hygiene and Tropical Medicine”.

Vdekshmëria në 4 muajt e parë të jetës, përbën 41% të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç, ndërsa theksohet se java e parë e jetës është më e rrezikshmja.

a.y/NOA

KOMENTE